”Komshi me co ne shtepi”/ Artan Hoxha: Isha në shtëpinë e Klinsman Preçit, ishte në kafe natën kur u vra,Ylli i tha…

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Klisman Preçit dhe atentatit të bërë ndaj Ylli Brahimit.

Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Log”, gazetari Artan Hoxha tha se për atentatin në Milot ishin bërë disa “risi” për botën e krimit.

Sipas Hoxhës, Klismani kishte qëlluar fare rastësisht në vendin e ngjarjes, pasi kishte qenë duke pirë kafe në lagje.

Në atë moment i është afruar Ylli Brahimi dhe i ka kërkuar që ta dërgonte në shtëpi sepse ishte i pirë. Kur ka dëgjuar krismat jashtë shtëpisë, babai i Preçit, një ish-polic ka dalë jashtë banesës dhe ndihmën e parë ia ka dhënë Brahimit, pa e ditur fare që i plagosur kishte mbetur edhe i biri. 

“Para një orë kam ardhur nga Miloti. Isha në shtëpinë e Klinsman Preçit. Kam parën nënën dhe babain e atij djalit se ishte i vetëm. Qanin edhe sot gjithë ditën se akoma nuk kanë asnjë përgjigje.

 Ai kishte dalë për një kafe. E ka gjetur Ylli Brahimi, i ka thënë ore më ço pak tek shtëpia se kam pirë pak. Se ishin edhe komshinj bashkë. Kishin qëlluar 3 kallash me qindra gëzhoja. Predhat ishin blindshpues. Blindi ishte në emër të një shtetasi nga Shkupi. Në momentin që është hapur zjarr.

Predha ka hyrë në dhomën e gjumit të dhomës së Klismanit. Për fat të mirë nuk ishin fëmijët e motrës së tij që flinin në atë dhomë. Ishin akoma plumbat atje. Babai i kishte thënë që mos ma parko blindin aty se vë në gjumë nipër dhe mbesat, do të të vëjë njëri tritol dhe do më marrësh në qafë.

Babai i Klismanit kishte qënë polic dhe me shumë eksperiencë. Atentati ka qenë realizuar nga 6 persona, 2 kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullonin. Kishin të shkruajtur para, Policia, njëri nga ata i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën hapur. Ishin dy makinë.

Ndërkohë që 3 të tjerët kishin veshur unifomat FORCA SPECIALE. Mjetet tipike që ka një forcë speciale. Nuk kam thënë kot që po lëviz një skuadër këto kohë. I kishte palosur gjërat dhe ishte gati për të ikur në Angli. Të gjithë që takova sot në Milot kishin parë diçka. Ajo makinë ishte e gjetur si targë.

Skuadra është e rrezikshme, funksionojnë si komando. Këtë gjë kanë bërë për ngjarjen e Fushë Krujës. Kishin gjetur dhe një shteg qorr që e dinin vetëm ata të zonës, pra kishin studiuar. Babai tha se kur dëgjova krismat vajta për të ndihmuar pasagjerin, Ylli Brahimin.

Se nuk e dinte që kishte fare të birin aty. Po ashtu, kishin pasur me vete dhe një pajisje që mos t’u punonin kamerat. Edhe Ylli, ngaqë ishte nën efektin e alkoolit, nuk e ka kuptuar se nuk i punonte kamera e sigurisë,”-tha Artan Hoxha.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *