JiL.al - Jeto i Lumtur

Kur duhet t’i thuash “jo” kompanisë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sa herë keni thënë “po” edhe atëherë kur nuk donit? Dhe sa herë kjo ka sjellë më shumë probleme se zgjidhje? Të thënët gjithnjë “po” shpesh sjell më shumë dizavantazhe se përfitime, veçanërisht në fushën profesionale.

Ka shumë arsye që na pengojnë t’i themi “jo” diçkaje apo dikujt. Nëse i thoni “jo” drejtuesit mund të gjykoheni negativisht nga ai dhe nga kolegët.

Por, a mund të mësohet se si të thoni jo? Sigurisht, mjaftojnë disa këshilla, angazhim dhe pak reflektim…Cili është roli im? Ky është reflektimi i parë që duhet të bëni. Cili është objektivi im dhe çfarë është parësore në rolin tim? Cilat janë nevojat e mia? Është një hap i rëndësishëm që shpesh e harrojmë.

Përballë një kërkese të menjëhershme japin gatishmërinë tonë e vetëm në një moment të dytë, reflektojmë për pasojat që ka kjo gjë në jetën tonë.

Merrni kohë për të reflektuar se si kërkesa e tjetrit ndikon në përmbushjen e nevojave dhe objektivave tanë – ky është hapi i parë i rëndësishëm.

Çfarë do të ndodhte nëse thoni “jo”?

Shpesh nuk ndalemi të mendojmë se cilat janë rreziqet reale kur japim një përgjigje negative. Shpesh pasojat janë më pak katastrofale se sa mund të mendojmë.

Mos e nënvlerësoni tjetrin

Njerëzit janë shumë më të fortë se sa mund të mendojnë. Ata mund ta përballojnë një përgjigje negative më shumë se sa besojmë. Është një gabim i zakonshëm të mendosh se “lëndon” tjetrin nëse nuk përmbushim një kërkesë të tij.

Shpesh, ai që bën një kërkesë, e ka vlerësuar edhe mundësinë e një përgjigje negative. Përpiquni të kuptoni ndikimin real te personi tjetër të përgjigjes “jo”.

Mësoni të thoni “jo, sepse…”

Një përgjigje “jo” kategorike në fakt, nuk i pëlqen askujt. Por të thuash “jo” dhe ta argumentoni atë, në përgjithësi, është e mirëpritur. Duke i shpjeguar arsyet e përgjigjes negative, ju e ndihmoni tjetrin të kuptojë edhe nevojat dhe arsyet tona.

Mësoni të thoni “jo, por…”

Ky rregull i fundit është ai që më shumë se të gjitha do t’ju ndihmojë të mësoni të thoni jo. Duke bërë një propozim alternativ ndaj kërkesës në fjalë, që merr parasysh nevojën e tjetrit dhe tuajën në të njëjtën kohë, i lini personit tjetër të nënkuptojë gatishmërinë tuaj dhe e bën “jo” të pranueshme. Kjo lloj “jo”, mbi të gjitha në fushën profesionale, është zgjidhja “win-win” që ju ndihmon të bashkëpunoni me të tjerët.https://www.botasot.info/life-style-showbiz

Scroll to Top