Luana Vjollca e ka të vështirë ta publikojë këngën për personin e zemrës, kërkon më shumë kohë

Jil
Jil
1 Min Read

Moderatorja, Luana Vjollca po vazhdon me projektin e saj “Thuaje”, nga i cili publikon histori personale për çdo javë.

Për këtë episodë, moderatorja kishte paralajmëruar se projekti muzikor do i dedikohet personit të saj të zemrës.

Mirëpo, sot Luana ka njoftuar se e ka të vështirë ta publikojë këngën dhe rrëfimin për personin e zemrës, duke kërkuar më shumë kohë.

“Sa vështirë, nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A me ra” i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, ishte mbishkrimi i Luanes.

Ky postim mori komente të shumta nga fansat dhe miqtë e artistes ku e mbështetën atë.

Rikujtojmë se Luana këtë projekt e ka sjellë para disa javësh dhe në çdo episode sjell tematika të ndryshme ku ia bashkëngjitë edhe nga një projekt muzikor dedikuar së njëjtës temë.

https://jetoilumtur.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *