
Po planifikonte të martohej në muajt e ardhshëm, por një aksident i rëndë I mori jetën djaloshit shqiptar në Itali.
Kevin Mustafa ishte nisur të takonte të fejuarën e tij, në Bergamo, por teksa shkonte të mbushte motorrin e tij me naftë, është përplasur me një mjet tip Citroen.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Por goditjen fatale e ka marrë teksa ishte i rrëzuar në rrugë, kur një mjet tip Lancia e goditi fatalisht duke I marrë edhe jetën.
21-vjecari jetonte në një ndërtesë në Via Roma në Terno d’Isola , një komunë në zonën e Bergamos, me nënën e tij Fagny Moreira, me origjinë nga Ekuadori, e cila e kishte birësuar që të vogël.
“Ajo e rriti atë vetë, gjithçka ishte për të – këto janë fjalët e një miku të familjes të raportuar nga BergamoNeës -. Si të gjithë 20-vjeçarët, Kevin donte të ndihej i pavarur.
Kevin Mustafa ishte diplomuar në institutin teknik në Dalmine. Më pas puna e tij e parë si teknik në Brembo dhe kohët e fundit ai po fillonte një përvojë të re në Deco të Urgnano.www.jetoilumtur.al