Mbetën të plagosur në masakrën e Klosit, dalin fotot e Eglantin dhe Renado Hasulës

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Personat që shihni në foton e mësipërme janë 39-vjeçari Eglantin Hasula dhe djali i tij 17-vjeçar Renado Hasula, të cilët mbetën të plagosur në krimin që troniti Klosin mesditën e djeshjme.

Ata u qëlluan me armë zjarri “TT’ nga Fiqiri Mjeshtri, teksa nga të shtënat ky i fundit la të vdekur dhe Liri dhe Kenado Shira, teksa pas krimit vrau dhe veten, rreth 900 metra larg nga banesa e tij.

Renado Hasula dhe babai i tij Eglantini ndodhet në spitalin e Traumës, ku ky i fundit në gjendje më të rëndë. Ata janë plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull.

Detaji që ngre dyshime se krimi ishte i planifikuar, Fiqiri Mjeshtri kishte lënë vetëm një plum tek “TT-ja” për të vrarë veten.

Dyshohet se shkak i krimit u bë se vajza 16-vjeçare e autorit shantazhohej me foto dhe video nga dy 17-vjeçarët Renado Hasula dhe Kenado Shira, djem tezesh me njëri-tjetrin.

Ata kishin lënë takim për t’u sqaruar në një lokal në Klos, ku Fiqiri Mjeshtri shoqërohej dhe nga dy vëllezërit e tij, por pasi Kenado Shira refuzoi të martohej me vajzën e Fiqiriut dhe i ofendoi të bijën, ky i fundit nxorri armën dhe qëlloi drejt pales përballë duke i lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *