JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më shohin me adresa fallco!” Mos vallë Beatrix Ramosaj sapo ironizoi Bora Zemanin dhe Donald Veshajn?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Beatrix Ramosaj është e bindur se ka njerëz që e ndjekin në rrjetet sociale me profile fallco dhe nuk po flasim për njerëz të thjeshtë.

Ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale ku ka përdorur një zë që thotë: “Motër, vishu, duku bukur. Ata po të shohin me adresë fallco. Mbyti, irritoi me jetën tënde të bukur. Faleminderit.” Të shumtë janë fansat që mendojnë se ajo po shënjestron Bora Zemanin dhe Donald Veshaj teksa ka edhe nga ata që shkruajnë se këngëtarja po kërkon vëmendje.

Edhe më parë ajo ka shprehur në rrjetet sociale se ‘ka njerëz’ që e ndjekin dhe përcjellin çdo lëvizje të saj. Ndërkohë në këngët e saj që kur ka dalë nga “Big Brother VIP” ka folur për ndodhitë e jetës së saj nga lidhja te ndarja me Donaldin.

Pak ditë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

Scroll to Top