Moti merr kthesën e madhe ditën e nesërme, Greqia shpall emergjencën

Jil
Jil
1 Min Read

 

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin për tre ditët e ardhshme për shkak të temperaturave të larta që priten. Mediat raportojnë se Greqia do të pushtohet nga temperatura ekstreme duke filluar nga dita e nesërme deri të shtunën.

Pritet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, gjë e cila sipas autoriteteve mund të shkaktojë probleme shëndetësore për një kategori qytetarësh, siç janë të moshuarit.

“Rritja e temperaturës do të nisë nesër të enjten nga perëndimi dhe do të vazhdojë të premten.

Të shtunën temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në Greqinë perëndimore dhe veriore, por do të mbeten të larta në të gjitha rajonet e tjera. Vlera maksimale parashikohet të arrijë në 40 deri në 41 gradë në kontinent dhe 37 gradë Celsius në ishuj”, raporton Shërbimi Kombëtar Meterologjik në Greqi.

jetoilumtu.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *