Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjuha e trupit mund të përcjellë shumë për ju dhe për personin që keni në krah. Disa njerëz pëlqejnë të shëtisin dorë për dore me partnerin e tyre, por disa të tjerë nuk e preferojnë diçka të tillë.
Megjithatë, mënyra se si i kapni duart me njëri-tjetrin, ka një kuptim të caktuar që mund ta mësoni këtu, sipas “Italia Feed”.
Gishtat e gërshetuar me njëri-tjetrin.
Kjo tregon se ju kujdeseni në mënyrë reciproke ndaj njëri-tjetrit. Ky nuk është një pozicion që tregon se dy partnerët kanë vetëm një tërheqje fizike ndaj njëri-tjetrit. Disa çifte vazhdojnë t’i kapin duart nëkëtë mënyrë me kalimin e viteve.
E kapni dorën e partnerit me një gisht.
Në vend që të kapni dorën plotësisht, ju kënaqeni nëse mbani vetëm një gisht të partnerit. Ky është një stil flirtues i mbajtjes së duarve dhe është më i zakonshëm në fillimet e një marrëdhënieje. Megjithatë, kjo metodë mund të përdoret edhe nga çiftet që kanë shumë vite me njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë ata përpiqen që të mbajnë gjallë interesin ndaj njëri-tjetrit.
Gishtat e lidhur lehtë së bashku.
Nëse i mbani gishtat e ndërthurur lehtë me partnerin, atëherë ju tregoni respekt për marrëdhënien dhe për partnerin tuaj. Ky pozicion tregon se ju i besoni njëri-tjetrit dhe i jepni secilit mundësinë të ketë një hapësirë personale, por gjithashtu kjo tregon një nivel të intimitetit të thellë dhe stabilitetit emocional midis partnerëve.