Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Konsiderohet parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohëve, e megjithatë, shumë pak merrte vesh nga astrologjia. Sekreti i tij? Të shkruante sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe të përdorte një gjuhë “plot tym”
“Një truk i vogël që shkaktoi një dëm të madh ishte një pamflet, në pamje të parë i parrezikshëm, që u shpërnda në sasi të mëdha nga agjentët tanë, të lëshuar edhe nga avionët.
I shtypur në frëngjisht dhe i paraqitur si botim nga profecitë e Nostradamusit (dhe në fakt përmbante disa prej tyre), libërthi parashikonte shkatërrime të mëdha nga “makinat fluturuese që lëshonin zjarr”, ndërsa jug-lindja e Francës do të ishte e imunizuar nga kjo katastrofë. Ndërsa po përgatisja këtë broshurë, unë e imagjinoja efektin e tmerrshëm që do të kishte.
Të gjitha përpjekjet e autoriteteve franceze për të parandaluar eksodin e popullsisë drejt jug-lindjes së vendit, ishin të kota”.
Ky kujtim i Valter Shelenbergut, kreu i Seksionit të Gjashtë (inteligjencës së jashtme) të Reichssichersheitshauptamt (zyra qëndrore për sigurinë e Rajhut gjerman), përmban ndoshta një nga misteret më të frikshme të Luftës së Dytë Botërore.
Në muajt e parë të konfliktit kundër Francës (verën e vitit 1940), gjermanët përdorën si një armë sekrete profecitë e Nostradamusit (1503-1566), astrologut më të famshëm të të gjitha kohërave.
Gjermanët bënë që të besohej, se ai kishte parashikuar pushtimin e vendit nga “Gjermania e Madhe”, dhe se vetëm lëvizja drejt drejt jugut do t’i kursente nga masakrat. Kur nazistët sulmuan Parisin, nga veriu në drejtim të Kanalit të La Manshit, ata i gjetën rrugët e zbrazta nga refugjatët, tamam siç dëshironin.