Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjërat po lëvizin më shpejt nga sa mendohej, dhe jo vetëm në këndvështrimin e përhapjes së epidemisë. E djeshmja është sikur ka ndodhur rreth gjashtë vjet e gjysmë më parë. Ndërsa tentakulat e koronavirusit zgjaten çdo ditë, gjithçka mbetet të bëjnë shkrimtarët është thjesht të riprodhojnë realitetin. Por çfarë ndodh kur çdo shkrimtar në planet fillon të mbaj shënime për të njëjtën temë? A do t’i dorëzojmë të gjithë raportet tona në format librash në të njëjtën kohë, pas një viti? Natyra e tragjedisë është e tillë që kërkon më shumë se sa jep, por ka krijuar edhe disa nga veprat letrare më të rëndësishme. Depresioni i madh solli “Vitet e zemërimit”. Inkuizicioni spanjoll u bë shkas për të frymëzuar “Don Kishotin”. Kolera i dha Albert Camus romanin “Murtaja” .
Shekspiri, na kujtojnë, ka shkruar gjatë karantinës. Ka diçka ngushëlluese tek veprat e artit që merren me aspektet e shëmtuara të jetës kur të thonë se je bartës të vdekjes si tek “Vrasësi i rastësishëm dhe tregime të tjera” i Diana M. Grillo-s. Nga pikëpamja artistike, është më mirë ta lësh tragjedinë të ftohet para se ta gëlltitësh dhe t’ua japësh surratit të gjithëve. Para së gjithash, “Don Kishoti” u botua afro një shekull pas inkuizicionit spanjoll. Artit duhet t’i jepet një shtrat metaforik po aq i gjerë sa largësia që po mbajmë nga njëri-tjetri. Tani për tani jemi të hutuar dhe të shqetësuar përtej normales, por gjërat do të zgjidhen (sa dhe kur mbetet për t’u parë), po pastaj?
Më vjen ndërmend skena e fillimit në filmin e parë të Noah Baumbach-ut, “Shkelma dhe ulërima”, në të cilin dy shkrimtarë të rinj fillojnë të mbajnë shënime për një grindje ndërsa janë në zënkë e sipër. “Po sikur të më duhet ky material për shkrimet e mia?” pyet djali. “Po ta shohim një herë kush fiton”, – ia kthen vajza. Të gjithë e dimë se sa i kufizuar do të ngjante në të ardhmen një shkrim i hedhur në letër ndërsa ndodhin ngjarjet. Por kjo s’na ka ndaluar asnjëherë që të mos e bëjmë. S’po më ndalon të jem pjesë e një versioni të këtij episodi tani. Shihni rrëfimet menjëherë pas 11 shtatorit. Nuk janë jashtë kohe.
Në të vërtetë, vetëm tani po ua nxjerrim fundin rrëfimeve për Luftën e Parë Botërore, por si të gjithë të tjerët, shkrimtarët ndiejnë nevojën e zbulimit të jetës si mënyrë për të mbijetuar. Epoka jonë e veçantë më ngjan veçanërisht e ndjeshme ndaj kësaj shtyse. Pjesë e kësaj arsyeje është se përgjigjja jonë ndaj katastrofave (sulme terroriste, uragane, sulme me armë në shkolla) është dalja dhe shpallja e vdekjes së ironisë. Ashtu si personazhi i Steve Carell-it në komedinë “Zyra”, i cili deklaron falimentimin duke bërtitur, “Shpall falimentimin!”, s’mund të tregohesh thjesht i sinqertë ngaqë dëshiron t’i biesh shkurt perspektivës për gjendjen njerëzore apo sepse do që shakatë e tua të mos lëndojnë askënd.
Kur koronavirusi të ketë kaluar, do të themi, sinqerisht, mbase për herë të parë në jetën tonë, se makthi ynë i gjatë kombëtar ka mbaruar. Por kjo s’do të jetë hera e fundit që do ta përdorim këtë frazë. Do të ketë një foto të dikujt në Instagram me flokët e prera pas karantinës, e sigurtë kjo. Megjithatë, për momentin, ndiejmë nevojën për të dëshmuar seriozitetin tonë në mediat sociale duke krijuar një gjendje shpirtërore universale, dhe ky është helm për shkrimin e tanishëm të librit. Çështja tjetër që ndan kohën tonë të veçantë nga vitet 1600 (përveç higjenës dhe ushqimeve) është zëri personal, me të cilin jemi mësuar, “unë” është fjala e shekullit. Si dikush që në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur të shkruajë për jetën e vet, mua më duket brengosëse perspektiva e të qenit e detyruar të jem pjesë e një fatkeqësie globale. Kjo nuk është më histori e disa njerëzve (një romancë që ndodh në një anije e cila është në karantinë, natyrisht!). Kjo është tani historia e të gjithëve. Dhe ja ku kemi një brez shkrimtarësh, bashkë me mua, të prirur tashmë drejt rrëfimit joletrar, të cilët janë gati të kalojnë një kohë të pambarim me sytë e ngulitur në mure. Ja, pra. Urra!