“Nuk e kuptoj frustrimin e femrave”/ Arjola Demiri reagon e revoltuar pas akuzave për fotoshop: Na e shpifët me këtë energji

Jil
Jil
3 Min Read

"Nuk e kuptoj frustrimin e femrave"/  Arjola Demiri reagon e revoltuar

 

 

Aktorja Arjola Demiri vijon me debatet virtuale me ndjekësit e saj në Instgaram, të cilët e kanë akuzuar dhe kritikuar shpesh për përdorimin e photoshopit në postimet që bën.

Ish-banorja e BBV ka publikuar në Instastory, foton e një ndekësje bashkëngjitur me një status. Ajo i është kundërpërgjugjur publikisht komentit të ndjekëses, duke i këshilluar që “të merret me veten e saj.”

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçdedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri. Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime. Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua.”- shkruan Arjola.

Ndërkohë ndjekësja në komentin e saj akuzon Arjolën për përdorimin e filtrave.

“Ti moj motër mund të përdorësh dhe mamanë e filtrave, ama ne si popull të kemi shikuar gati 5 muaj çdo ditë live në tv dhe ti je male e kodra e fushat e mëdhaja të Tropojës larg asaj që nxjerr filtra. Na e shpife seriozisht. (I paske dhe tags të mbyllur dhe do na fshish komentin”, shkruan ndjekësja.

Më tej aktorja ka publikuar edhe një video, ku shprehet se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove. Ajo ironizon duke iu thënë ndjeksve të saj të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen.

“Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne. Por pse nuk i përdorni të njejtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Edhe pak më pozitivë.”– shprehet Arjola.

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *