JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të ndëshkojnë për të gjitha virtytet e tua. Të falin me zemër vetëm gabimet, sepse ti je i butë, i drejtë, e thua: “Janë të pafajshëm në ekzistencën e tyre të vogël”. Mirëpo shpirti i tyre i mjerë mendon:” Faj është ekzistenca e njerëzve të mëdhenj”.

Edhe kur je i butë me ta, të përçmuar ndihen ata gjithsesi dhe, t’i shkëmbejnë mirësitë e tua me ligësi të fshehta.
Krenaria jote e heshtur shkon gjithmonë kundër shijes së tyre; janë të lumtur kur t’i shfaqesh ndonjëherë aq modest sa të tregohesh mendjemadh, ndaj ruhuni nga të vegjlit.

Përpara teje ata ndihen të vegjël, inferioriteti i tyre rri fshehur nën thëngjij e digjet duke të përgatitur një hakmarrje të padukshme. A nuk e ke vënë re sesa shpesh bëhen memecë kur u afrohesh pranë, humbasin çdo fuqi, si tymi i një zjarri që po shuhet?

Po miku im ti je ndërgjegjja e keqe për fqinjët e tu, sepse ata janë të padenjë për ty. Ndaj të urrejnë e duan të të pinë gjakun.
Fqinjët e tu do të jenë gjithmonë miza të helmëta; çka është e madhe te ty, është ajo që i bën helmues e të përngjasojnë me mizat.

Arratisu o miku im, në vetminë tënde, atje ku fryn një erë e ashpër dhe e fortë!

 

(Kështu foli Zarathustra”, F.Nietzsche)

 

 

Jeto I Lumtur

 

Scroll to Top