Nuk ka femra mendjemëdha, ka meshkuj pa takt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dikujt edhe ia bëra këtë pyetje e më tha që femrat janë mendjemëdha. “Nuk flitet dot me to” më tha. U habita pak nga përgjigjia e tij, sepse jo të gjitha femrat janë njësoj. Mirëpo përgjigjen e vërtetë të pyetjes sime e mora duke parë më në detaje këtë situatë. Arrita në përfundimin se sot meshkujt nuk dinë të hyjnë në komunikim me femrat. Nëse ti e dreqos që në fillim, kuptohet që është e kotë të vazhdohet komunikimi më tej. Dhe të parat që paragjykohen si gjithmonë janë femrat.

 

Meshkujt sot nuk dinë të sillen siç duhet, nuk dinë t’i bëjnë femrat të ndihen mirë, nuk dinë as të diskutojnë në një debat lidhur me tema të ndryshme të artit dhe kulturës. Ulesh në kafe me një djalë dhe hap një temë për një shfaqje artistike që ke parë së fundmi. E pyet nëse edhe ai pëlqen ndonjë fushë të artit dhe jo vetëm që nuk di se si ta shprehë siç duhet mospëlqimin e tij, por edhe kalon deri në pikën që të bën të ndihesh keq që ke hapur një temë kaq “të kotë” sipas tij. Epo kur dikush nuk ka minimumin e kulturës, kur nuk di të të përgjigjet ashtu siç situata e kërkon, fajin nuk e kanë femrat. Fajin e kanë meshkujt që nuk janë të uritur për të lexuar më shumë, për të nxënë më shumë, për t’u kulturuar më shumë. Meshkujt sot nuk lexojnë as katalogët e makinave, as gazetat e sportit. Po marr si shembull sportin dhe makinat që dihet se janë pëlqime të lindura tek meshkujt.

 

Nëse një mashkull nuk lexon, nuk ka se si të hyjë në komunikim me një femër. Duhet takt, komunikim, duhet kulturë përpara se t’i flasësh një femre, me të cilën kërkon një lidhje serioze.

Jeto I Lumtur

Scroll to Top