Pas reagimit të ashpër që pati ndaj deklaratave të Agim Doçit pak ditë më parë, Alban Ramosaj së fundmi është tallur publikisht me poetin dhe tekstshkruesin përmes disa postimeve në Instagram.
Këngëtari publikoi në Instastory një fragment të intervistës ku Doçi shprehej se Alban Ramosaj duhet të konkurrojë për Kosovën në Eurovision.
Ramosaj e ka shoqëruar videon me filtrin i cili është bërë trend në rrjetet sociale, me fytyrën e një personi që qan, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e këngëtarit.
Kujtojmë se Doçi deklaroi se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar. Gjithashtu Doçi shtoi se Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me…