Si të humbni kilogramët e shtatzënisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në verë, pasiguritë e grave në lidhje me kilogramët e tepërt dhe pamjen në përgjithësi janë të madha. Rrobat e banjës theksojnë papërsosmëritë dhe shumica e grave ndiejnë stres.

Nëse dhe jeni një grua që keni lindur së fundmi dhe doni të humbni peshën, jeni duke lexuar artikullin e duhur, pasi  më poshtë do t’ju tregojmë sesi të hiqni qafe kilet e tepërta të shtatzënisë.

Pa presion dhe stres, ndiqni hapat e mëposhtëm dhe gradualisht do të ktheheni në peshën tuaj të dëshiruar:

-Kujdesuni për dietën tuaj. Shmangni ëmbëlsirat, pijet freskuese, ushqimet e thata dhe përgjithësisht ushqimet që nuk ju ofrojnë asgjë përveç kalorive boshe. Ndiqni një dietë më të ekuilibruar.

– Ushqeni me gji sa më shumë që të mundeni. Përveç të gjitha përfitimeve të njohura që ushqyerja me gji ofron për shëndetin e foshnjës dhe tuajin, ndihmon edhe në humbjen e peshës, pasi gjatë gjidhënies ju digjni shumë kalori.

-Bëjini ushtrimet pjesë të rutinës tuaj ditore. Nëse palestra ju duket e vështirë, gjeni mënyra të tjera për të ushtruar, të tilla si ecja e përditshme ose noti.

– Kini humor pozitiv. Keni nevojë për optimizëm dhe një qëndrim pozitiv, gjë që ndikon edhe në dobësimin tuaj.

Mos harroni se është shumë e rëndësishme të vendosni qëllime realiste dhe të dini se humbja e peshës është një proces që kërkon kohë.

Scroll to Top