Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Largimi i shpeshtë i punonjësve në një kompani është shenjë e fuqishme si për punonjësit e saj ashtu edhe për kandidatët jashtë. Nëse si punëdhënës e dini vlerën e qarkullimit të punonjësve, kjo ju ndihmon ta analizoni situatën pse punonjësit tuaj po e lënë punën dhe çfarë ndryshimesh duhet të ndërmerrni. Ky hulumtim i vogël në dukje, bën që shkalla e qarkullimit të ulet, por edhe punonjësit të jenë më të lumtur.
Formula për matjen e qarkullimit të punonjësve
Qarkullimi i punonjësve është numri i punonjësve që e lënë kompaninë e për të cilat vende duhet të bëhet zëvendësim. Një punonjës i cili jep dorëheqje vullnetarisht, që lejohet të largohet ose del në pensionim mund të konsiderohet si punonjësi i cili largohet nga kompania, por nëse një punonjës transferohet në një lokacion tjetër të kompanisë ose promovohet në një departament të ri, kjo nuk përfshihet në kalkulimin e qarkullimit të punonjësve. Kjo është formula për llogaritjen e qarkullimit të punonjësve:
Numri i punonjësve të cilët janë larguar/ Mesatarja e punonjësve = _____ ×100 =______%
Pse ta llogaritni qarkullimin e punonjësve?
Kompanitë të cilat kanë vajtje-ardhje të ulët të punonjësve, e ruajnë kohën dhe paratë për të mos pasur nevojë t’i plotësojnë pozitat e roleve të reja ose të lira. Përveç kësaj, kompanitë e kursejnë energjinë për të mos pasur nevojë t’i trajnojnë punonjësit e rinj. Kur punëdhënësi është i vetëdijshëm për qarkullimin e lartë të punonjësve, është i vetëdijshëm edhe për mirëqenin e punonjësve të tij.
Llojet e qarkullimeve të punonjësve
Qarkullimi i përgjithshëm
Ky qarkullim është shuma e të gjithë punonjësve në kompanitë që e lënë atë përgjatë një periudhe të caktuar. Menaxherët e burimeve njerëzore mund ta bëjnë këtë matje në fund të vitit dhe, t’i përcaktojnë ndryshimet të cilat duhet t’i bëjnë në kulturën e kompanisë.
Qarkullimi i ri
Ky lloj shqyrtimi është një mënyrë për ta përcaktuar pse punonjësit e rinj mund të vendosin ta lënë kompaninë.
Gjysmë qarkullimi
Qarkullimi i punonjësve gjatë një tre-mujori, është kur një kompani e kalkulon shkallën e qarkullimit çdo tre muaj. Kjo është mënyra më e mirë për t’i nxjerrë statistikat e nevojshme çdo tre-muaj, rreth numrit dhe arsyeve pse punonjësit po e lënë kompaninë.