SPAK tërheq aktet për Erion Alibejn, i cili po gjykohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

SPAK tërheq aktet për Erion Alibejn, i cili po gjykohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Tërheqja vjen pas dëshmisë së marrë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Referuar dosjes së SPAK, bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal ndaj Erion Alibej, Xhulian Hoxha e Euglen Halili të akuzuar për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.

“Lidhur me faktin penal të vrasjes së shtetasit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur në datën 20.07.2020. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 238 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Erion Alibej, Xhulian Hoxha e Euglen Halili të akuzuar për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal; për krimin e vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar nga neni  78/2 të Kodit Penal dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.” thuhet në dosje.

Ndërkohë në vijim Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjet në ngarkim të të pandehurve Erion Alibej, Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili duke i dërguar ata për gjykim sipas akuzave respektive dhe në të njëjtën kohë ka vazhduar hetimet po në kuadër të procedimit penal nr.238/2021, me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këto dy krime.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *