Aktorja Arjola Demiri është bërë kryefjalë e mediave rozë në muajt e fundit. Shkak ka qenë pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP e cila shkaktoi jo pak bujë. Së fundmi Arjola ka zhvilluar një pyetësor në Instastory. Fansat e kanë pyetur ndër të tjera se a i mungon BBV dhe Arjola është përgjigjur duke thënë: “Jo, ose po? Ndonjëherë!”.