Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
A keni pendesa mbi lidhjen tuaj apo jeni bërë për njëri-tjetrin dhe do të jetoni përgjithmonë bashkë? Ka ardhur momenti të mendoni seriozisht për lidhjen tuaj, pra të bëni pyetjet e duhura për të marrë përgjigje konkrete, që ju heqin çdo dyshim.
Me kë ndiheni më rehat?
a. Vetëm me partnerin
b. Me partnerin dhe me miqtë
c. Me miqtë
A ju bën partneri të përjetoni ndjenja të forta?
a. Po
b. Jo gjithmonë
c. Pothuajse asnjëherë
A ju tërheq fizikisht?
a. Shumë
b. Mjaftueshëm
c. Pak
Si lidheni me partnerin?
a. Jam diplomate dhe shumë e kuptueshme
b. Jam e gatshme të përballem me të dhe ndaj kritikës
c. Jam e shkëputur dhe e lëkundur
Me kë do të kaloje një ditë të lirë?
a. Me partnerin
b. Me këdo që ka dëshirë të rrijë me mua
c. Vetëm
Sa mendon për partnerin kur ai nuk është?
a. Shpesh
b. Herë pas here
c. Pothuajse asnjëherë
Si do ta përshkruanit tërheqjen seksuale me partnerin?
a. Të shkëlqyer
b. Të mirë
c. Çka
Çfarë mendoni kur takoni dikë që ju pëlqen?
a. Mendoj për partnerin
b. Simpatik, por unë jam e zënë
c. Kushedi se si do të ishte në intimitet
Mendimi që të jetoni përgjithmonë me partnerin është…
a. Fantastik
b. Monoton ose problematik
c. Mbytës
E keni tradhtuar ndonjëherë partnerin?
a. Më shumë se një herë
b. Vetëm një herë
c. Kurrë
Ia thoni shpesh ndjenjat që keni për të?
a. Në shumë raste
b. Vetëm në situata të caktuara
c. Rrallë
Më shumë A
Jeni pasionantë
Në bazë të përgjigjeve të dhëna, kuptohet se jeni shumë të dashuruar. Mes jush ekziston mirëkuptim dhe tërheqje e madhe. Megjithatë, mundohuni të mos jeni shumë posesivë, sepse me kalimin e kohës mund të lodheni e madje të humbisni interesin për marrëdhënien tuaj. Jepini më shumë liri dhe pavarësi partnerit dhe mos u izoloni shumë nga të tjerët.
Më shumë B
Jeni të lidhur
Në bazë të përgjigjeve që keni dhënë, kuptohet që nuk jeni në mënyrë të ekzagjeruar të varur nga njëri-tjetri. Megjithatë jeni shumë të lidhur, ndaj dukeni një çift i matur dhe me baza të forta. Keni kaluar fazën fillestare të dashurisë dhe jeni thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Një këshillë e vogël: jini më të hapur ndaj pasionit dhe sensualitetit.
Më shumë C
Jeni të shkëputur
Në bazë të përgjigjeve që keni dhënë, kuptohet që lidhja juaj është mjaft e ftohtë, duke qenë se rrallëherë përfshiheni nga ndjenjat në marrëdhënien në çift. Mundohuni ta menaxhoni marrëdhënien tuaj në mënyrë më përfshirëse, duke treguar sa më shpesh ndjenjat që përjetoni, gjithmonë nëse këto ekzistojnë dhe janë të vërteta.