“T’i marrin florinjtë, i falim gjithcka, po djalin të ma sjellin “, si dyshonte nëna 7 vite më parë për Kristian Cenajn

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

16-vjeçari Mariglen Gjonaj i zhdukur para 7 vitesh dyshohet të jetë vrarë nga Kristjan Cenaj për përfitim pasuror pasi kishte me vete një varëse floriri dhe një orë Rolex, ka konfimuar ditën e sotme Policia.

Dyshimin se prapa kësaj ngjarje fshihej Kristjan Cenaj e ka pasur dhe nëna e viktimës 7 vite më parë të dhënë në një prononcim për Tv Klan.

Liljana Gjonaj, nëna e të ndjerit në vitin 2015 deklaronte se personi i fundit me të cilin kishte qenë i biri ishte pikërisht Kristjan Cenaj, i cili tanimë është arrestuar pasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Mariglen Gjonajt.

Nëna e adoleshentit thoshte se nga dëshmitë e bashkëfshatarëve të saj ka mësuar se  djalin e saj e kanë parë atë ditë të jetë shoqëruar me një të ri nga Mamurrasi. Në vitin 2015, ajo kishte bërë kallëzim në polici por deklaronte se zhdukja e djalit të saj është regjistruar si largim nga shtëpia.

Ajo hidhte dyshime se 16-vjeçari  është marrë peng ose është keqtrajtuar për t’u grabitur pasi me vete kishte sende dhe bizhuteri me vlerë.

Deklarata e Liljana Gjonajt në vitin 2015: Iku në mëngjes, doli në 8, as në 5 të darkës nuk më ka ardhur, as në drekë. Ky ka qenë me dy persona që ka qenë në makinë herën e fundit. Personi i fundit me të cilin ka qenë është Kristjan Ceni nga ky fshat.

Ata njerëz nëse e kanë marrë peng, ta lëshojnë. T’i marrin florinjtë, gjithçka ia falim, vetëm të ma sjellin djalin në këmbët e veta dhe njëherë në shtëpi.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati ka deklaruar sot se janë gjetur eshtra dhe mbetjet kockore humane, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonajt./Klan

Kapen 22 kg hashash në proces tharje/ Arrestohen dy persona në Shkodër….

Makina e bërë “shoshë”, identifikohet 55-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali….

Aksident në rrugën Librazhd-Murrash, raportohet për të lënduar…

U dhunua dje nga gruaja me sende të forta, policia arreston të moshuarin…

Protestë për rritjen e çmimit të naftës në Elbasan…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *