Tipike shqiptare/ Ja si e thërret me përkëdheli Almeda Abazi partnerin e saj turk

Jil
Jil
1 Min Read

Almeda Abazi dhe Tolgahman Sayisman

 

Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahman Sayisman janë një ndër çiftet më të dashura për publikun.

Modelja e njohur shqiptare prej vitesh tashmë jeton në Turqi, ku ka ndërtuar edhe jetën e saj. Mirëpo Almeda nuk i harron rrënjët e saj shqiptare. Shpeshherë e kemi parë në rrjete sociale t’i flasë apo mësojë fëmijeve edhe bashkëshortit të saj fjalë shqip. Madje ish-missi shqiptar ka edhe një nofkë të veçantë në shqip si e thërret Tolgan.

Gjatë një interviste ky i fundit është shprehur se me përkëdheli Almeda e thërret “arush”. Dhe jo vetëm ajo. Motra, mamaja e tij gjithashtu e thërrasin në të njëjtën mënyrë.

Ju kujtojmë që dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë e tyre në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.

https://jetoilumtur.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *