Tiranë, kapet me kanabis në formë çokollate në makinë, prangoset 34-vjeçari

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Camel 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në këtë operacion janë sekuestruar pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, si dhe vihet në pranga poseduesi.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Seat” me drejtues shtetasin L. B., te Ish-Fusha e Aviacionit, polica gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Camel 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *