JiL.al - Jeto i Lumtur

U bën ditë që ti ke ikur!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

U bën ditë që ti ke ikur! Ditari i një djali

U bën ditë që ti ke ikur!
Shtëpia duket kaq bosh pa ty, jehon një trishtim mbytës, një vetmi therëse dhe një tingull i heshtur melankolie!
U bën ditë që ti nuk je dhe, s’e di, është kaq tmerr të jetosh pa ty pranë, pa të shikuar në mengjes kur zgjohesh me ato sytë e përgjumur, buzët dhe faqet e fryra, flokët e ngatërruar si mos më keq!
Mbrapa derës qëndron akoma ajo kemisha jote me kuadrata shahu!
Shalli jot ngjyrë bezhë është mbi bufe
Çanta dhe atletet e tua që i blem bashkë janë të varura tek koka e krevatit
Krëhri është i mbushur me flokët e tu
Rremujë apo jo? Epo nuk kam dashur t’i heq, e kam të veshtirë të pranoj faktin se nuk do vish t’i marresh më, më duket sikur të vras nese i heq të gjitha nga vëndet ku janë, sikur mbys kujtimin tend.
Kur pi kafen e mëngjesit, fiksohem gjithmonë në një pjesë të dhomës. Në mendje më vijnë kujtime, të qeshurat e tua, momentet kur ziheshim dhe pastaj në vend të goditeshim putheshim gjithë nerva… Më vijnë ndërmend mengjeset kur ti zgjoheshe e para, uleshe në karriken pranë tavolinës, mbi sup hidhje këmishën me kuadrata dhe pothuajse e zhveshur më shikoje duke shijuar kafen.
Nuk e di ç’po ndodh, ndoshta jam sëmurë nga mendja, ndoshta jam dashuruar aq marrëzisht sa s’dua të të lëshoj edhe pse ke ikur, s’dua të largoj nga mendimet!
E di se fle me jastekun tend? Po. Sepse ai ka aromën e flokve të tu, ka aromën e trupit tënd dhe ti e di se unë nuk ngopesha me atë aromë! As tani nuk ngopem kur zhys fytyrën në pambukun e jastëkut dhe mbyll sytë duke menduar se ke ketu, se kam futur fytyrën mes flokve të tu.
Është e trishtë. E di. Por pa ty nuk jetohet, të paktën kështu gënjej veten me iluzionin se ti je ketu, në fakt ti je ketu, ke lënë një kujtim në çdo centimetër të dhomës.
Ke lënë kujtim në kafenen poshtë pallatit
Në trotuarët me pllaka të thyera
Në stolin e parkut
Në shkallët e pallatit kur uleshim mbrëmjeve…
Ti je kudo.  L. Ç

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top