U kapën me 1.2 milionë euro në Rinas/ Prokurori kërkon nga 6 vite burg për 3 të huajt

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për 3 shtetasit francezë, Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe dhe Jose Ngakam. Këta shtetas akuzohen për qindra mijëra euro të faslsifikuara në vendin tonë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.

Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat per futjen në Shqipëri të mijra eurove te falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.

Sipas prokurorisë këta shtetas ne bashkëpunim me njeti-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.

Njoftimi i policise :

Tre persona të huaj të arrestuar në Rinas për falsifikim parash mund të vuajnë secili nga 6 vjet heqje lirie.

Bëhet fjalë për 2 kamerunas dhe një franceze e zvicrës, të cilët në bashkëpunim tentuan të kalonin 1.2 milionë euro të falsifikuara nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza.

Në këto kushte mbi ta rëndon edhe akuza e mashtrimit të mbetur në tentativë.

Pretenca është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili kërkoi që të huajt të dënohen me 9 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 6 vjet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *