U plagos gjatë aksionit për arrestim, ”koka” e bandës që “plaçkiti” Greqinë në gjendje kritike për jetën

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia greke plagosi dhe arrestoi një shqiptar gjatë një aksioni të zhvilluar në rezidencën studentore. Ai dyshohej se kishte aktivitet të trafikut të drogës.

Në momentin e aksionit për të shpëtuar, shqiptari qëlloi me kaçavidë një police greke dhe më pas u qëllua me armë nga autoritetet duke mbetur i plagosur.

Ai është Esmin Ferhati 30-vjeç dhe njihej edhe me emrin Esko dhe raportohet se është kreu i bandës kriminale.

Në tre katet e fundit të konviktit strehoheshin kundrejt tarifës prej 100 Euro në muaj, ku kishin të përfshira energjinë elektrike, internetin dhe ujin.

Kreu i bandës kriminale që vepronte në Greqi, shqiptari i njohur tashmë si “Esko”, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat greke raportojnë se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale, e cila ka zgjatur katër orë, por mjekët thonë se situata e tij është tepër kritike.

Kujtojmë se i riu shqiptar, “Esko” u plagos gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij pak ditë më parë në Athinë, dhe prej disa ditësh ndodhej në spital nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *