U verbua dhe qau me lotë “blu”/ Modelja e “pazakontë” bën tatuazhin ekstrem në sy

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një modele e mbuluar ne tatuazhe në çdo pjesë të trupit të saj, ka treguar se ka qarë me lotë “blu.

Kjo pasi ajo kishte vendosur të mbulonte edhe kokërdhokët e syve me tatuazh. Amber Luke, mbeti e verbër përkohësisht, pas këtij veprimi. Kjo përvojë e hidhur e bëri të betohet që do të hiqte dorë nga modifikimet ekstreme në trupin e saj.

Sipas “The Daily Star”, ngjarja ndodhi kur modelja ishte në të njëzetat e hershme, rreth pesë vjet më parë.

Luke ka shpenzuar mbi 90,000 dollarë për tatuazhet e shumta në çdo pjesë të trupit. Ajo e nisi këtë “hobi” në moshën 14 vjeçare dhe tani ka mbi 600 tatuazhe që mbulojnë 98 për qind të trupit të saj.

Pavarësisht se ishte e mbuluar nga koka te këmbët me një sërë tatuazhesh dhe piercing të ndryshëm, ylli i rrjeteve sociale nuk kishte përjetuar kurrë diçka të ngjashme si me tatuazhet në sytë e saj.

Me sa duket, boja e aplikuar brenda në sy bëri që ajo të mos ishte e aftë të shikonte për një periudhë. Madje qau me lot blu, një efekt pasues ky nga tatuazhi.

Në lidhje me këtë ngjarje, Luka ka bërë një reflektim në Instagramin e saj:

“Kanë kaluar pesë vjet që kur humba shikimin për tre javë dhe isha plotësisht e paaftë për të qenë një person i pavarur. Procedura torturuese më bëri të duroja katër injeksione shiringash në secilin prej syrit tim. Kam qarë lot blu për dy ditë pasi u krye procedura.”

Në “nder” të kësaj ngjarje të vështirë për të, Luke bëri një tjetër tatuazh të një gruaje që qante me lot blu në gjoks.

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top