Vis Martinaj i gjallë apo i vdekur? Gazetari zbardh ç’fshihet pas kontrolleve të FNSH në disa qytete

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari, Ermal Vija thotë se hetimet për Ervis Martinajn janë shumë të vështira pasi ky i fundit është një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Për Euronews Albania gazetari u shpreh se çështja e Ervis Martinajt po hetohet paralelisht nga dy prokurori, ajo e Kurbinit që ka nisur hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Martinajt pas denoncimit të familjarëve të tij 2 muaj më parë.

Nga ana tjetër është Prokuroria e Posaçme që po heton për Ervis Martinajn, si një person i shumëkërkuar nga policia pasi u shpall në kërkim në maj të këtij viti pas operacionit të koduar Plumbi i Artë.

“Ka pasur një operacion në disa banesa ku dyshohet se persona të caktuar mund të kenë organizuar rrëmbimin e Martinajt, veç Shijakut dhe Durrësit operacione janë kryer në një hotel në Vlorë.

Prokuroria e Kurbinit udhëheq hetimet për pistën e rrëmbimit, kur kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi i familjarëve.

Është një hetim që do kohën e vet, kur kemi të bëjmë me një person me shumë rekorde të theksuara kriminale. Janë dy prokurori që garojnë për hetimet, ajo e Kurbinit dhe SPAK që e kërkon si i shumëkërkuar.

Nëse Prokuroria  e Kurbinit do të gjente një provë që është rrëmbyer nga një grup kriminal, do të duhet t’ia kalonte kompetencat SPAK”, tha gazetari./Euronews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *