Vranë të dashurin e nënës për nder, Apeli jep vendimin përfundimtar për dy vëllezërit

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për vëllezërit Sajmir e Arsil Shera, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të shoferit të taksistë Abdulla Budlla, pas dyshimeve të një raporti intim mes tij dhe nënës së tyre.

Vendimi i Apelit la në fuqi dënimin me 14 vjet e 8 muaj burg për Sajmir Sherën dhe atë me 10 vjet burg ndaj vëllait të tij, Arsil Shera.

Vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla, ndodhi në gusht të vitit 2020 në zonën e Fushë-Prezës në aksin Vorë–Fushë Krujë.

Taksisti u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej në mjetin e tij të ndaluar pranë kryqëzimit të Rinasit.

Vëllezërit Shera ishin të dyshuarit e parë të Prokurorisë për shkak të një konflikti të mëhershëm mes tyre dhe taksistit.

Dyshimet u përforcuan edhe pas zbulimit të komunikimeve të gjata telefonike mes viktimës dhe nënës së dy të dyshuarve.

Sipas prokurorisë, motiv i krimit ka qenë dyshimi i dy vëllezërve për një raport mes nënës së tyre dhe taksistit, ndërsa kanë pasur dyshime se ai po u ngacmonte edhe motrën.

Gjatë hetimit, Sajmir Shera ka pranuar krimin, por ka përjashtuar vëllain e tij.

Policia ka në dorë bisedat telefonike që zbardhin fatin e Vis Martinajt, dolën…

U zhduk në Lushnje pasi u kthye nga Ekuadori, publikohen momentet e fundit…

Historia e dhimbshme/ Si u vra adoleshenti për një ‘Rolex’, eskursioni fatal dhe…

Gazetari Artan Hoxha: Ja pse Shqiptarët duhet të ndryshojnë ID dhe pasaportat !

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *