JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një trëndafil dhe zbulo të vërteta të rëndësishme mbi jetën tënde private

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I njeh të gjitha aspektet e personalitetit tënd, pikat e tua të forta dhe të dobëta dhe gjithçka që tërheq ose jo njerëzit dr

 

Të zhvillosh njohjen për vetveten është një nga pjesët kyçe për të bërë një jetë të lumtur, sepse lumturia nis nga brenda nesh dhe vetëm kur zbulojmë se kush jemi vërtet, mund të arrijmë këtë thesar.

Testi psikologjik i sotëm mund të të ndihmojë në udhëtimin tënd të vetënjohjes, duke të të treguar anë të rëndësishme të personalitetit tënd. Mund t’i njohësh, por mund të jenë një surprizë pozitive në jetën tënde.

Për të zbuluar këto të vërteta të fuqishme mbi veten, duhet të shohësh katër trëndafilat që janë në foto dhe të zgjedhësh të preferuarin tënd.

Më pas lexo shpjegimin për trëndafilin që zgjodhe.

Nëse zgjodhe trëndafilin…

  1. E verdhë: Je i/e dashuruar me jetën

Je njeri që të pëlqen të jetosh! I trajton gjithnjë mirë njerëzit, ke një zemër të madhe, je gjithnjë i/e gatshëm/e të rinisësh sa herë që është e nevojshme dhe sheh çdo fazë të jetës si mundësi rritjeje dhe mësimi. Energjia jote pozitive duket pambarim, ndaj tërheq gjithnjë njerëz të mirë pranë vetes. Ti gjithnjë zgjedh të jetosh sa më mirë të mundesh. Universi do të të japë gjithnjë më të mirën.

  1. I kuq: Je misterioz/e

Je njeri të cilit nuk i pëlqen të tregojë shumë për personalitetin e vet. Por përdor joshjen tënde natyrale për t’i bërë të tjerët të tërhiqen nga ty dhe nis të zbulosh misteret e tua pak nga pak. Thellë brenda vetes, ky personaliteti yt përpiqet të fshehë frikën se mos lëndohet dhe të joshësh njerëzit, të lejon të tregosh vetëm atë që do, ndaj mos u ekspozo deri në atë pikë sa të të lëndojnë. Mbase bën një jetë të lumtur, por ka ende kohë për të ndryshuar nëse do një realitet me më shumë lidhje.

  1. Portokalli: Je i/e qetë dhe udhëhiqesh nga Universi.

I ke parasysh ata njerëz që duket se janë mirë në çdo lloj situate? Ky lloj personi je ti! Mënyra jote e të jetuarit është aq spontane dhe e veçantë, sa ndryshon nga ajo e njerëzve që të rrethojnë. Në vend që të kërkosh të kontrollosh gjithçka, lejoji universit të reagojë dhe merr leksionet e tua pas çdo hapi që hedh.

Nuk influencohesh nga problemet e jetës dhe duket se ke gjithnjë një përgjigje gati për çdo lloj problemi. Vitete e tua të jetës dhe vështirësitë që ke kaluar, të kanë sjellë qetësinë, një nga thesaret më të mëdha që mund të ketë njeriu.

  1. Rozë: Je ëndërrimtar/e i/e madh/e

Nuk dakordësohesh me realitetin e limituar në të cilin jeton, do gjëra më të mëdha për veten, ëndrra të mëdha dhe nuk ke frikë të luftosh për të arritur objektivat e tua. Disa njerëz të gjykojnë si të papjekur, por e vërteta është se e kanë shumë zili kurajon tënde.

Fuqia e ëndërrimit dhe manifestimi i ëndrrave është gjithnjë e më i mangët në botë, por ti je kundër kësaj tendence. Ji besnik/e ndaj asaj që je në të vërtetë dhe jeta do të të vërë në rrugën e atyre që janë gati të rriten bashkë me ty dhe do të të ndihmojnë të zhvillohesh. /Përshatur nga Pamfleti.

Scroll to Top