Edhe pse femrat janë përgjithësisht euforike dhe nervoze para dasmës, hulumtimet e reja shkencore kanë treguar se meshkujt janë akoma më të shqetësuar. Një ekip shkencëtarësh nga Amerika zbuluan se për meshkujt, vetëm planifikimi i dasmës, dhe më pas vetë dita, është shumë më stresuese se sa gratë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në anketë morën pjesë 160 persona. Problemi më i madh për ta është shqetësimi për ftesën e të afërmve dhe miqve, pastaj pjesa financiare dhe deri te muzika, ushqimi dhe pijet.
Rreth një e treta e meshkujve, pak ditë para dasmës, kanë probleme serioze me pagjumësinë dhe më shpesh nervozizmi çon në debate mes partnerëve.
Në të njëjtën kohë, një në katër burra pranoi se planifikimi i dasmës është më i vështirë për të sesa për partneren e tij ndërsa disa madje theksuan se është momenti më stresues në jetën e tyre. Nga ana tjetër, mendimi për të lindur është shumë më stresues për gratë, për faktin se trupi i tyre po ndryshon..jetoilumtu.al/