Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, e sheh si një hap pozititv marrëveshjen e firmosur sot mes Shqipërisë dhe Spanjës për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar. Megjithatë, sipas tij, nëse ajo nuk vihet në zbatim, nuk ka asnjë vlerë.
Hajdarmataj thotë se një projekt i ngjashëm ka patur kohë më parë dhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nuk është implementuar plotësisht asnjëherë.
“Ministria e Brendshme ka marrëveshje me shumë shtete të BE. Në Shqipëri ka oficerë kontakti, edhe në vendet përkatëse ka oficerë shqiptarë, pra respektivisht në të dyja vendet.
Marrëveshja në thelb është pozitive, por unë duhet të rikujtoj që shumë kohë më parë ka pasur një projekt sa i përket të gjitha vendeve të BP për bashkëpunimin dhe hetimin ndërkufitar. Një projekt që financohej nga BE dhe çdo vit ministrat e Brendshëm takoheshin.
Fokusi i asaj ka qenë kjo që zoti Rama sot e komenton, pra hetimet e përbashkëta ndërkufitare dhe lufta kundër krimit të organizuar. Kjo marrëveshje është pozitive, por nëse mbete në letër nuk ka asnjë vlerë. Jo më kot e përmenda marrëveshjen rajonale, e cila ka mbetur në nivelin e kontakteve.
Thelbi ka qenë fakti që ligjet e shteteve të ndryshme kanë specifika të ndryshme. Kanë pengesa të ndryshme dhe për t’u realizuar duan protokolle.” ka deklaruar ish-drejtori i Policisë së Shtetit për MCN tv.
Hajdarmataj tha se marrëveshja bëhet e domosdoshme në kushtet e fuqizimit të grupeve kriminale shqiptare në Spanjë. Kjo për shkak të zhvendosjes së tyre nga Britania, ku kanë nisur të humbasin terren për shkak të konkurrencës së fortë.
“Nëse marrim Spanjën specifikisht, sepse aktiviteti i grupeve shqiptare është i shtrirë në të gjitha vendet e BE-së. I përqendruar për kultivimin e lëndëve narkotike ka qenë në Angli. Tani tregu është zhvendosur në Spanjë. Në Angli ka rënë aktiviteti për shkak të rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimit.
Grupet janë drejtuar në Spanjë. Spanja ka dy rryma: janë të zhvilluara grupet që merren me vjedhjen e banesave sidomos të atyre që kanë shumë pasuri dhe në aktivitetet e lëndëve narkotike. Shqipëria ka bashkëpunim me homologët spanjollë, por edhe me Europolin” tha Hajdarmataj.…jetoilumtu.al/