Iliri dhe Sabiani janë dy nga miqtë më të komentuar të momentit. Ata e nisën shoqërinë e tyre në “Big Brother VIP” dhe po vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Sabiani doli nga shtëpia disa javë përpara finales duke lënë mikun e tij ta vazhdojë lojën i vetëm, i cili fitoi çmimin 100 mije euro.
Pasi doli nga shtëpia, këngëtari u shpreh se nëse do të fitonte vetë, do ta ndante çmimin me Ilirin. I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, Sabiani u pyet nga moderatoja: “Ndonjë lek të dha?”.
“Këto janë gjëra që na përkasin vetëm mua dhe Ilirit. Nuk keni për t’i mësuar kurrë”, u përgjigj ai.
Jeto I Lumtur