Trekëndëshi i famshëm Bora-Donald-Beatrix është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Madje raporti mes Donaldit dhe Borës sërish ka marrë vëmendje të madhe.
Gjithashtu nga ana tjetër edhe reagimet e Trixës.
Por së fundi është Bora ajo e cila po kryqëzohet nga ndjekësit pasi gjatë after party-t të organizuar nga Valdrin Sahiti në sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë ajo u shfaq krah Donaldit.
E në mesin e shumë komenteve një ndjekëse i ka përmendur sfilatën dhe Trixën.
“Kur ka qenë Beatrix Ramosaj në këtë sfilatë të Valdrinit ti je marrë me skenare se si të arrish këtu ku je, ik moj femër e lig”, shkruhet në komentin e saj.
Komente të tilla Bora është duke u përballur që mbrëmja e së hënës.