Banka Botërore i bën thirrjen e fortë qeverisë shqiptare: Mos prekni sektorët e arsimit dhe shëndetësisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fillimisht Pandemia Covid -19 dhe tani kriza pas luftës në Ukrainë, ka paraqitur një nevojë më të lartë për rialokime buxhetore.

Duke analizuar dinamikën në Shqipëri Banka Botërore sugjeron se nuk duhen bërë shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Banka sugjeroi se, shkurtimet duhen bërë në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative.

Psh nëse qeveria shqiptare shtrëngohet të bëjë rialokime për paketa antikrizë nuk duhet të shkurtojë fondet për arsimin dhe shëndetësinë pasi ato vlerësohen me pamjaftueshmëri të thellë në raport me nevojat reale.

Por përkundër këtij konstatimi, qeveria shqiptare gjatë dy rishikimeve që i bëri buxhetit 2022 shkurtoi me rreth 3 % buxhetin total të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Financave përpara se të vendosi shkurtimin e shpenzimeve, duhet të mbledhë informacion mbi pasojat e mundshme të vonesave ose ndërprerjes. Disa shpenzime mund të shtyhen për një kohe, të tjera jo.

“Të dish se cilët artikuj dhe në cilën kategori janë paraprakisht do të ishte një ndihmë për ministritë e linjës kur të përballen me plane shkurtimesh” evidenton studimi.

Shkurtimet mund të përfshijnë projekte që ende nuk kanë filluar, projektet me kthyeshmëri të ulët të investimit, që do të thotë se vonesat janë pa kosto.

Zëra të tjera që shpesh konsiderohen më të lehta për t’u shkurtuar janë udhëtimet, blerja e  automjeteve të reja dhe rinovimi i zyrave, sugjeron Banka.

Studimi i Bankës Botërore sugjeron se, kostoja e rialokimeve buxhetore mund të minimizohet nëse qeveria pakëson rialokimet nga shpenzimet e paqëndrueshme dhe projektet që nuk kanë ecuri të mirë.

Por edhe ky selektim ka vështirësi. Një program mund të ketë ecuri shumë i ngadaltë, por konsiderohet me prioritet të lartë.

Banka Botërore e vlerëson të rëndësishme një përgatitje paraprake të qeverisë, për projektet prioritare dhe jo- prioritare në mënyrë që rialokimi i fondeve të jetë më i thjeshtë dhe me sa më pak kosto.

Qeveria shqiptare i ka bërë rutine rialokimet buxhetore në mes të vitit.

Por këto rialokime kanë prekur shume shpesh sektorët prioritare siç janë arsimi dhe shëndetësia, në një kohë që janë lënë të paprekura fondet për udhëtime rikonstruksione dhe investime në projekte te reja edhe pse ato nuk konsiderohen fisibël./Monitor

Scroll to Top