Beatrix Ramosaj nuk i ka mbyllur ende ‘hesapet’ me Donald Veshajn, këtë herë e quan aktorin…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Beatrix Ramosaj ‘godet’ sërish! Duket se këngëtarja nuk i ka mbyllur ende ‘hesapet’ me Donald Veshajn dhe nuk i kursen ironitë për të në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo postoi në profilin e saj në ‘Twitter’ një staus ku shkruante për tradhtinë. “Një rikujtesë miqësore- Kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë”-shkroi ajo krah statusit për të cilin u pendua dhe e fshiu. Megjithatë, nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.

Në “Big Brother” lidhja e Beatrix me Donaldin u cilësua nga ndjekës dhe fansa si “tradhti” e aktorit ndaj Bora Zemani. Me këtë status të fundit mund të thuhet se Beatrix bie dakord me këtë etiketimin “tradhtar” ndaj aktorit..

Në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë.

Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”

Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim.

Beatrix Ramosaj nuk i ka mbyllur ende ‘hesapet’ me Donald Veshajn,

Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetë, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”- tha ajo.

Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.

Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix ka zbuluar se është beqare dhe e fokusuar te vetja.  “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”- shkroi Beatrix në TWitter pak kohë më parë.

Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit.  “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm.

Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

Scroll to Top