Berisha “kalon” me Partinë Socialiste: Pse e bëra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sali Berisha për herë të parë në jetën e tij politike, ka kaluar në radhët e socialistëve për sa i përket ulëseve në Kuvend.

Berisha priti të marrë fjalën në foltore, por nuk ka shkuar në vendin e tij dhe i ka rënë shkurt, duke u ulur në karrigen e Klotilda Bushkës.

Edhe pse shumë kush mund të thoshte se është ulur nga radhët e socialistëve për shkak të pafuqisë për të shkuar deri në vendin e tij, vetë Sali Berisha e ka sqaruar këtë veprim duke thënë se ai shërben si avokat për socialistët dhe interesat e tyre.

“Për herë të parë prita i ulur në një karrige të socialistëve.

E bëra këtë me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve se sot avokat të tyre janë demokratët.

Dhe do vazhdoj deri në fund të jemi zëdhënës të qytetarëve.

Pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë se si është katandisur ky parlament.” tha Berisha.

Scroll to Top