Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ish-kryeministri Sali Berisha pas një ditë të ngjeshur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku ngriti tonet se PD-ja që ekzistonte dikur nuk është më, shfaqet i relaksuar nga Gjiri i Lalëzit.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha “i zhveshur” nga posti i kreut të PD-së, i veshur sport, nuk heziton të përshëndesë ndjekësit në rrjetet sociale.
“Një përshëndetje të përzemërt me këtë foto! #sb”-shkruan Berisha.
Kreu i PD-së, Berisha kërkoi ndryshimin urgjent të situatës në Partinë Demokratike, e cila sipas tij është shumë larg rrugës së fitores.
“Ku është PD sot?! Është larg në aktivitetet e saj, larg asaj që duhet të jetë,. Këtu kam parasysh seksionin dhe grup seksionin. Si të jenë ata do të jemi dhe ne.
Është urgjent ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro aktivitete. Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim. Do rrimë duke shprehur habira për veprimet e një njeriu, një keqbërësi që vjedh dhe tallet me qytetarët.”-tha Berisha, një ditë më parë.