JiL.al - Jeto i Lumtur

Bora Zemani dhe Donaldi nuk fshihen më, shfaqen në publik

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Bora Zemani dhe Donald Veshaj duken të lumtur teksa kërcejnë pranë njëri-tjetrit në një dasmë ku ishin si të ftuar.

Pasi u transmetua emisioni “Më lër të flas”, ku Bora si e ftuara e binjakëve Veshaj tregoi për rikthimin me Donaldin, çifti nuk e fsheh më këtë fakt dhe në publik qëndrojnë së bashku.

Ata ishin të pranishëm në dasmën e ish-opinionistit të Big Brother VIP, Arbër Hajdari, që të shtunën në mbrëmje u martua me bukuroshen nga Kosova, Vlera Devolli.

Bora Zemani dhe Donaldi nuk fshihen më, shfaqen në publik

Në “Më lër të flas”, Donaldi rrëfeu se pasi doli nga BBV, i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë Borës me mesazhin “Dua të të shkruaj, po nuk di çfarë të them”

Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)

Bora Zemani dhe Donaldi nuk fshihen më, shfaqen në publik

Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja

Bora: Doje dhe nuk dije?

Romeo: I pari  që ka barë hapin është Donaldi apo jo?

Bora: Po

Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..

Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them

Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).

Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoshe më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.

Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë

Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.

Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…

Scroll to Top