JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë ndodhi mes Megit dhe Borës?! Pojani sqaron gjithçka: Është dukur çmenduria më e madhe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Megi Pojani dhe Jurgen Bala ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku folën për rrugëtimin e tyre në “Dancing With The Stars”.

Ata u shprehen se ka edhe vështirësi dhe sakrifica të shumta. Por jo vetëm kaq, pasi ata treguan edhe për raportin e tyre të ngushtë, edhe pas kamerave.

Kujtojmë, se u aludua për një zënkë mes Bora Zemanit dhe Megi Pojanit nisur nga një batutë të premten e kaluar. Megi mohon të ketë një prapaskenë mes dy vajzave dhe thotë se gjithçka është në rregull.

“Jam zgjuar dhe kur e kam parë më është dukur çmenduria më e madhe. Unë e vlerësoj se ndërhyrja e Borës ishte shumë me vend. Bora po më mbronte, por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë…”, tha Megi.

Por me kë çifte e ka konkurrencën më të fortë Megi dhe nga cili prej tyre ka më shumë frikë?!

“Mendoj që në këtë pikë, kuptohet se kush janë çiftet që kanë më shumë potencial. Unë kam besim shumë të fortë që do jem një nga ata njerëz që do vërehet progresi në vazhdim.

E di që më shohin si konkurrente të fortë, por do bëhem edhe më e fortë”, tha Pojani.

Scroll to Top