Dëme të parikuperueshme, zjarri në Kaninë shkrumboi mbi 2 mijë rrënjë ullinj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vetëm 24 orë më parë disa kodra me ullinj dhe bimësi të shkurtër të Kaninës në Vlorë ishin të gjelbëruara.

Një vatër zjarri e shfaqur poshtë fshatit e ndihmuar edhe nga era, shkrumboi gjithçka gjeti përpara. Banorët e zonës e përshkruajnë zjarrin si të paparë ndonjëherë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dukej e pashpresë, ndërsa vetëm ardhja e helikopterit vuri nën kontroll flakët.

Një ditë më pas dëmet nuk kanë nevojë për koment.

Fatmirësisht nga flakët nuk u dëmtuan as persona dhe as banesa, ndërsa dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk ka persona konkret të dyshuar.

Scroll to Top