Detaje të reja mbi aksidentin në Gjirokastër, polici përveç viktimës goditi edhe dy të mitur të tjerë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku polici kufitar i identifikuar si 24-vjeçari Estien Dine, ka goditur për vdekje një 12-vjeçar.

Raportohet  se 24-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ndërsa viktima nuk ka qenë i vetmi i aksidentuar.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy ë mitur të tjerë të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht vetëm me shembje në trup.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *