Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion në disa banesa në qarkun e Elbasanit, pasi dyshohej se aty fshihej një person në kërkim, si dhe persona të tjerë që qarkullojnë me sende të paligjshme.
Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve ka patur disa persona të shoqëruar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre
Kontrollet janë zhvilluar në disa qytete në Qarkun e Elbasanit, si në Peqin, Cërrik dhe Belsh.
Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe një kilogram heroinë.