Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pas arrestimit të dy vëllezërve Beqiraj, policia arriti të zbardhte dhe një ngjarje të rëndë të ndodhur janarin e këtij viti, në Don Bosko, në kryeqytet.
Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Erjon Çela, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre dhe kamerieri i lokalit ku viktima ishte ulur.
Vëllezërit dëshmuan se që prej dhjetorit të vitit 2021 e kishin ndjekur viktimën, duke marrë një shtëpi me qira në atë zonë, e po ashtu duke lëvizur me një makinë që rezultoi me targa të vjedhura.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi në emisionin “Shqipëria Live” se dy vëllezërit gjatë kësaj kohe nuk janë ndjekur nga autoritetet për shkak se në Shqipëri nuk funksionon sistemi i regjistrimit te shtëpive me qira, apo i verifikimit të personave që i marrin ato, dhe për këtë arsye është shumë e vështirë gjurmimi i tyre.
“Shtëpi me qira merr çdo kush, një terrorist, një kriminel etj. Në vendet e BE duhet të vijë një ekspert që verifikon se ti banon në atë zonë.
Këtu fillon gjithçka. Nuk identifikohen kush është në këtë e atë zonë. Po ashtu dhe targat e vjedhura nuk kontrollohen. Më shumë kontrollohen për të vënë gjoba. Mbahen nga makina me xhama të zi.”- deklaroi ai./TCH