Ekspertët “zbërthejnë” rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri,

Jil
Jil
2 Min Read

Çmimi i naftës në Shqipëri po njeh sërish rritje. Gjatë ditëve të fundit një litër naftë dhe një litër benzinë po shiten në kufijtë e 200 lekëve, çka po rëndon xhepat e qytetarëve.

Por si e shpjegojnë ekspertët këtë rritje të re të çmimit të naftës në vend?

“Në ditët e fundit po të kemi parasysh…monedha jonë po zhvlerësohet, kjo teorikisht duhet të çonte në uljen e çmimit të naftës, por ndodhi e kundërta. Ka një rrezik që këto kompani po operojnë duke gjetur një gjuhë të përbashkët, duke evituar konkurrencën dhe duke punuar ai një kartel i vetëm duke paracaktuar çmimet”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Një vit më parë qeveria krijoi bordin e transparencës për të mbajtur nën kontroll çmimin e naftës, por i cili tashmë ka pushuar së funksionuar.

“Teorikisht shteti, përtej mungesës së bordit, kemi institucione. Bordi nuk është se bëri gjë, mundohej që të mbante marzhin e fitimit të kompanisë. Megjithatë, kemi institucione të konkurrencës që duhet të monitorojnë tregun dhe të shikohet ku abuzohet me fitime”, shprehet Muço.

Lëvizja e çmimit në bursë është një prej argumenteve që përdorin tregtarët e naftës në vend. Por sa qëndron kjo sipas ekspertit?

“Reagimi kur çmimet në bursë ulen është shumë i vakët, sepse kompanitë e justifikojnë me faktin që ne kemi gjendje, por kur çmimet në bursë rriten në mënyrë të menjëhershme, pse nuk e përdorin gjendjen që të vazhdojnë me atë çmim? Në fakt, ky është abuzimi i tregtarëve dhe në këtë rast institucionet shtetërore duhet të monitorojnë tregun”, thekson eksperti.

Çmimi i karburanteve në Shqipëri pësoi një rritje të fortë vitin e kaluar, menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo u pasua edhe me një rritje të fortë të çmimit të produkteve ushqimore, të cilat nuk kanë njohur ulje që prej asaj periudhe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *