Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dizajnerja e njohur nga Kosova, Lena Berisha, falë punës së saj ka arritur të njihet edhe në tregun ndërkombëtar.
Ajo ka veshur një sërë yjesh me famë botërore si Bebe Rexha, Cardi B dhe të tjerë. Së fundmi, ajo ka bërë me dije se është përzgjedhur gjithashtu nga diva e muzikës, Beyonce.
“Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes shqiptare për Tiffany & Co, ku dukej e mrekullueshme. Kujtojmë se diva e muzikës ka zgjedhur më parë dhe krijime nga stilisti Valdrin Sahiti.
Artistja me famë botërore u shfaq e veshur më një fustan të kuq të krijuar nga dizajneri në “Grammy Awards”.