Fasha 800 kwh, Berisha: kjo është vjedhje e pastër, Shqipëria e prodhon vetë energjinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtarët të Partisë Demokratike, vuri theksin tek vendimi i fundit i qeverisë i cili hyn në fuqi në datë 1 tetor, për vendosjen e fashës 800 kwh për energjinë elektrike, që kush harxhon më shumë do paguajë më shumë.

Berisha tha se kjo është kriminale për shtresën e mesme.

Sipas tij Shqipëria prodhon 98% të energjisë brenda vendit dhe se sot në Shqipëri prodhohet dy terravat më shumë energji nga sa konsumohet.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai theksoi se keqmenaxhimi dhe vjedhjet na kanë sjellë në këtë situatë.

“Shqipëria konsumon sot dy terravat më shumë seç konsumon, por çfarë ndodh me ne, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Energjinë nga digat ja shesin me 40 euro njeriut të vet, ai e shet në bursë 130 euro dhe fitimin e ndan.

Ata blejnë energji me 500 euro në një kohë kur në bursë shitet me 280 euro. Shqipëria s’mund të kishte asnjë problem, sot rrit çmimin për shtresën e mesme më të lartin që mund të ekzistojë kund.

Ai 800 kwh është kurthi që ka ndërtuar kundër kësaj shtrese dhe qytetarëve shqiptarë. Unë u ndala tek energjia, po kështu janë problemet e mëdha me çmimet”, tha Berisha.

Scroll to Top