Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklio të Kretës, ku një 34-vjeçare ka arritur të shpëtojë nga duart e dhunshme të ish-burrit.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja ishte në gjumë kur ndjeu se dikush i vuri duart në qafë.
34-vjeçarja ka rritur të shpëtojë nga duart e ish burrit dhe të dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë.
Burri kishte thyer derën e ballkonit të shtëpisë dhe ka hyrë si hajdut në dhomën e gjumit dhe ka tentuar të mbysë ish gruan.
41-vjeçari është në prangat e policisë dhe pritet të merret vendimi për të.