JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO: Situatë e sikletshme për dy moderatoret, ish-i dhe partnerja aktuale e Genar Topallit ulen në të njëjtën tavolinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish e dashura dhe partnerja aktuale e Genar Topallit janë bërë bashkë.

Eva Murati dhe Cindy Marina kanë marrë pjesë në një event të përbashkët, dhe një foto e tyre ku duken në një tryezë po bën xhiron e rrjetit.

Ndonëse ky mund të mos jetë eventi i parë i përbashkët i moderatoreve, e sigurtë që është hera e parë që i shohim kaq afër

Së bashku me personazhe të tjerë bukuroshet e ekranit kanë ndarë të njëjtën tavolinë.

Mirëpo siç duket dhe në foto ato janë ulur larg njëra-tjetrës.

Kujtojmë që Genari është djali i ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topallit. Ai ka qenë në një lidhje të gjatë me Eva Muratin. Ajo ka rrëfyer se është njohur me Topallin kur ka qenë 15 vjeçe.

Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes. Eva fshiu nga rrjetet sociale fotot e tyre. Megjithatë, ajo nuk ka folur asnjëherë se çfarë ndodhi dhe pse u ndanë, duke lënë të kuptohet në heshtje ndarja.

FOTO: Situatë e sikletshme për dy moderatoret, ish-i dhe partnerja

Mesa duket Genari është i fiksuar pas moderatoreve sportive dhe pas disa kohësh u zbulua lidhja e tij me konkurenten e “Dance Albania”.

Këtë vit në 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, ka qenë vetë Cindy që postoi një foto, ku çifti shfaqeshin së bashku, duke konfirmuar kështu romancën e tyre.

Scroll to Top