JiL.al - Jeto i Lumtur

Grabitja e Rinasit/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për anëtarët e grupit kriminal

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit ku ka dhënë dënimet respektive për grupin kriminal përgjegjës për krmin.

Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg.

2 të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burgtë sigurisë së lartë sipas Gjykatës.

Për grabitjen e 9 Prillit të vitit 2019, organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çalën, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin dhe Saimir Çelën.

Ndërsa për Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushohet akuza.

SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.

Në kërkim lidhur me këtë ngjarje vazhdon të jetë Talo Çela për të cilin ka masë sigurie në mungesë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthejë për rihetim

Scroll to Top