Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
dhunshme.
Burimet sqarojnë se një mjet pa targa (i cili ka lëvizur edhe herë të tjera në qytetin e Burrelit) dyshohet se u ka shërbyer grabitësve për të dhunuar Shpend Lleshin dhe nënën e tij 80- vjeçare.
Pesë persona të armatosur dhe të maskuar kanë dhunuar dhe grabitur anëtarët e një familjeje në fshatin Dom të Matit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa forcat e Policisë kanë shkuar në banesën e grabitur rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët që terrorizuan pjesëtarët e familjes Lleshi dhe i dhunuan ata me sende të forta.
E moshuara e familjes rreth 80 vjeçe, pasi ka hequr litarët dhe ka shpëtuar dhe djalin ka trokitur te fqinjët dhe u ka treguar ngjarjen. Shumë shpejt, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gjithë burrat e fshatit.
Ata kanë dërguar në Urgjencën e Klosit nënë e bir, të dëmtuar rëndë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Shpendi Lleshi ka pësuar më shumë se 6 plagë vetëm në kokë dhe ka qenë në rrezik për jetën. Ndërkohë, e moshuara ka marrë plagë më të lehta.
Pasi forcat e rendit shkuan në vilën trekatëshe, gjetën të tronditur dhe të dhunuar nënë e bir, ndërsa ka qenë djali i familjes, i cili ka sqaruar gjithçka ka ndodhur në banesën e tij gjatë fundjavës së shkuar.
“Jemi të tmerruar”, u tha oficerëve të Policisë Shpend Lleshi. “Dëgjova zhurmë te dritarja e shtëpisë.
Nuk e kuptoj si arritën ta hapin aq shpejt. Erdhën te krevati ku flija unë. Më goditën fort në kokë. Vajtën edhe te krevati i nënës. E sulmuan edhe atë. Bërtitën me zë të lartë ‘mos lëvizni’.
Na goditën me qytat e armëve. Pastaj, na lidhën mua dhe nënën. Fillimisht, na morën celularët. Pastaj nisën kontrollin në shtëpi. Përmbysën gjithçka.
Na morën 8 mijë euro dhe një milion lekë. Kur ata ikën, pas më shumë se dy orësh nëna arriti ta zgjidhë litarin.
Ajo më hoqi edhe mua litarin. Ne nuk kemi konflikte me askënd. Shteti duhet ta zbardhë ngjarjen dhe autorët të vihen para ligjit”, u tha oficerëve Shpend Lleshi.
Personat që kanë shkuar për të grabitur banesën e familjes Lleshi, e cila ka disa prej djemve në Britani të Madhe, duket se kanë pasur dijeni jo vetëm për praninë e shumës së parave në banesë, por edhe për “problemin” e kamerave të sigurisë së vilës.
Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije për gazetën se familja kishte restauruar pjesën e jashtme të ndërtesës dhe kishte çaktivizuar përkohësisht kamerat e sigurisë.
Ky fakt është ditur nga grabitësit të cilët kanë vepruar dhe arritur qëllimin e tyre.